I bën 800 kilometra për ekipin e zemrës dhe zbulon se është i vetmi në stadium

Futboll

I bën 800 kilometra për ekipin e zemrës dhe zbulon se është i vetmi në stadium

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:25
Javi Jimenez

Një histori e jashtëzakonshme dashurie për futbollin ka ardhur nga Spanja, ku Javi Jimenez, tifoz i Cordoba-s, klub që luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, ka bërë 800 kilometra, vajtje dhe kthim, për të mbështetur ekipin e zemrës në takimin kundër Real Oviedo-s.  

Problemi është se kur ka mbërritur në stadium ka zbuluar se ishte i vetmi tifoz që kishte ndjekur skuadrën, duke marrë falënderimet nga klubi dhe lojtarët. 

Ky ka qenë komenti i tij në Twitter: “Sipas mesazheve që qarkullojnë në internet, jam budalla. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që bën një gjë të tillë. Nuk jam në kërkim të famës. E bëj prej shumë vitesh dhe do të vazhdoj ta bëj për dashurinë që kam për këto ngjyra”. 

Fatkeqësisht, ndeshja me Real Oviedo-n ka përfunduar 3-3, një rezultat që e largon akoma më shumë Cordoba-n nga mbijetesa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat