Bayern ofron 70 milionë € për pasardhësin e Robben

Futboll

Bayern ofron 70 milionë € për pasardhësin e Robben

Më: 24 prill 2019 Në ora: 00:29
Federico Cheisa

FC Bayern Munich ka bërë një ofertë për Federico Cheisa-n. Sipas Corriere dello Sport, bavarezët i kanë ofruar 70 milionë euro Fiorentina-s gjatë pasdites së martë. 

Sulmuesi 21-vjeçar është lojtari i duhur për gjermanët, pasi vetë drejtuesit kanë shprehur nevojën për blerjen e një sulmuesi anësor të shpejtë dhe të rrezikshëm. 

Bayern është gati të bëjë shpenzime të mëdha në merkaton e verës dhe 70 milionë euro për një italian të ri dhe të talentuar do të ishte një investim me mend. 

Lojtari i preferuar i kampionëve rekord të Gjermanisë Callum Hudson-Odoi ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes të së hënës ndaj Burnley-t kështu që Bayern po sheh për alternativa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat