"Icardi? Shumë do të varet nga ndeshjet e fundit"

Futboll

"Icardi? Shumë do të varet nga ndeshjet e fundit"

Më: 24 prill 2019 Në ora: 00:44
Icardi

"Duhet të vlerësojmë nëse është gati apo jo. Shumë do të varet nga ajo që do të bëjë në ndeshjet e fundit". 

Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Argjentinës, Scaloni, për "DirectTVSports" në lidhje me një grumbullim të mundshëm të Mauro Icardi-t me kombëtaren në të ardhmen. Sulmuesi nuk ka luajtur për dy muaj pasi klubi i hoqi shiritin e kapitenit.

Scaloni ka folur edhe për yllin tjetër të Inter-it, Lautaro Martinez. "Është interesant. Duhet të ndihet i vlerësuar, i rëndësishëm. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse luan rregullisht". 

"Aguero? Nuk kam asnjë problem me të, niveli i tij është shumë i mirë", ka thënë trajneri i Argjentinës.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat