Gjykatësi interist e lë të lirë për të parë Juven, De Ligt i prish festën - Bota Sot
Gjykatësi interist e lë të lirë për të parë Juven, De Ligt i prish festën

Futboll

Gjykatësi interist e lë të lirë për të parë Juven, De Ligt i prish festën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 06:14
Ajax

"Gjykatës, a mund të dal për të parë Juventus-in?". 

Një burrë me inicialet A.U., tifoz i madh i bardhezinjve dhe nën mbikëqyrje të veçantë, ka kërkuar t'i bëhej një lëshim. Ai është dënuar nga gjykata që të qëndrojë në shtëpi nga ora 22:00 deri në 07:00 çdo natë, një masë kjo që nuk e lejon të shikojë ndeshjet që transmetohen nga "Sky", sepse nuk ka një abonim.

Personi, nëpërmjet avokates Simona Giannetti, ka kërkuar të mund të shikojë në një lokal poshtë shtëpisë ndeshjen Juventus-Ajax të luajtur të martën e kaluar. Avokatja ka shpjeguar lidhjen e ngushtë të A.U. me Juventus-in dhe se sa të rëndësishme ishin ato 90 minuta për sezonin. Gjykatësi Fabio Roia (interist) e ka pranuar kërkesën pasi ka verifikuar se i mbikëqyruri kishte respektuar vendimin e gjykatës. Me pak fjalë, ka qenë një shpërblim për sjellje të mirë.

DE LIGT — Historia është zbuluar nga "Il Giorno" dhe është shumë e veçantë. Leje të tilla jepen për raste të jashtëzakonshme, arsye shëndetësore, takime familjare, ceremoni. Kështu, topi është bërë pjesë e çështjeve serioze të jetës (për shumë tifozë, nga ana  tjetër, nuk ka gjë më të rëndësishme se gjysmëfinalja e Champions-it). 

Problemi për A.U. ka qenë fundi i mbrëmjes. Në orën 22:00 ka nisur pjesa e dytë dhe në atë moment Juventus-i ka dalë... nga fusha. Ajax-i ka dominuar për një kohë të gjatë dhe në minutën e 22-të De Ligt ka shënuar golin që ka fiksuar shifrat në 2-1 dhe i ka dhuruar kualifikimin holandezëve. 

Ndoshta do të kishte qenë më mirë të ishte kthyer në shtëpi pas pjesës së parë...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...