2 trajnerët e Premier League që mund të zëvendësojnë Gattuso-n

Futboll

2 trajnerët e Premier League që mund të zëvendësojnë Gattuso-n

Më: 24 prill 2019 Në ora: 06:15
Gennaro Gattuso

Sipas Tuttosport, Milan ka filluar planet për sezonin e ardhshëm dhe Gattuso nuk është pjesë e tyre nëse nuk do të arrijë të sigurojë kualifikimin në Champions League teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur në Serie A. 

Milan aktualisht është në vend të katërt, me pikë të barabarta me Atalanta, ndërsa Roma ka një pikë më pak. 

Gattuso kohët e fundit ka pasur mosmarrëveshje me hierarkinë e klubit dhe drejtuesit mund të vendosin ta zëvendësojnë me një ish-lojtar. 

Në krye të listës, Ivan Gazidis e preferon këtë opsion, është trajneri aktual i Tottenham Mauricio Pochettino. Gazidis e njeh mirë argjentinasin. 

Emri tjetër nga Premier League është trajneri i Chelsea-t Maurizio Sarri, situata e të cilit te Chelsea është e njëjtë me atë të Gattuso-s, pasi edhe ai po lufton për një vend mes katër më të mirëve. 

Dy emrat e tjerë janë Antonio Conte dhe Rudi Garcia, ish-trajneri i Roma-s aktualisht është në stolin e Marseille në Ligue 1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat