Guardiola: Më përpara ndoshta ishte më e vështirë në Old Trafford

Futboll

Guardiola: Më përpara ndoshta ishte më e vështirë në Old Trafford

Më: 24 prill 2019 Në ora: 07:42
Pep Guardiola

Të mërkurën në mbrëmje Anglia dhe gjithë Evropa do t’i kenë sytë në Old Trafford, aty ku do luhet deri i 178-të i qytetit, një supersfidë që do të vendosë shumë gjëra.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar në prag të këtij takimi se sfida ndaj Manchester United në Old Trafford nuk është e frikshme si në të shkuarën, fjalë që bazohen edhe në shifra, sepse në 7 vizitat e fundit aty City ka humbur vetëm një herë, me fitore deri në 6-1 për kampionët në fuqi.

Duhet kujtuar se në periudhën 1974-2008 City nuk arriti asnjë fitore në Old Trafford, ndaj historia ka ndryshuar totalisht në dekadën aktuale.

Një fitore për skuadrën e Guardiolës do të thotë që kreu do të jetë sërish pronë e tyre, me një pikë më shumë se Liverpool, me vetëm 3 ndeshje deri në fund të kampionatit.

I pyetur për bilancin e shkëlqyer të City-t në Old Trafford këto vitet e fundit, Guardiola tha: “Nuk e di, nuk merrem me teoritë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çdo ndeshje është ndryshe nga të tjerat.

“Man City është rritur shumë në dekadën e fundit dhe tani nuk i druhet udhëtimit në Old Trafford. Më përpara ndoshta ishte më e vështirë. Lojtarët që ka pasur Manchester City në dekadën e fundit ndoshta e kanë bërë më të ekuilibruar këtë derbi”.

Guardiola konfirmon mungesën e Kevin De Bruyne në derbi: “Do të mungojë, nuk e di a do kthehet më këtë sezon. Është një problem muskulor dhe do të shohim në vazhdim. Kaq shumë dëmtime muskulore për Kevin, tani duhet kujdes i madh para se të kthehet në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat