Juventusi gati t’ia merr edhe një lojtar të rëndësishëm Romës

Futboll

Juventusi gati t’ia merr edhe një lojtar të rëndësishëm Romës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:21
Kosta Manolas

Juventusi po vazhdon të përgatitet maksimalisht për edicionin e ri.

Përkundër fondit të madh të lojtarëve, “Zonja e Vjetër” po synon përforcime të reja në mënyrë që të konkurrojë në dy kompeticione.

Kësaj radhe, drejtuesit bianconer kanë vënë në radar qendërmbrojtësin me përvojë të Romës, Kosta Manolas.

Greku ka qenë figura kryesore e gjallorosëve viteve të fundit, por klauzola e vogël e tij prej 36 milionë eurosh, mund të bëhet indikacion që ai të ndërrojë qytet në Itali.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, derisa ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual sa i përket kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat