Gattuso planifikon ndryshime të mëdha për ndeshjen AC Milan – Lazio

Futboll

Gattuso planifikon ndryshime të mëdha për ndeshjen AC Milan – Lazio

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:34
Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso

Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso pritet të bëjë ndryshime të mëdha në fushë duke shfrytëzuar formacionin 3-4-3 për ndeshjen e “Rossonerëve” në Kupë të Italisë ndaj Lazios.

Dy skuadrat janë ndarë baras në takimin e parë të gjysmëfinales, por finalisti do të vendoset mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në ndeshjen kthyese në San Siro.

Gattuso dëshiron të shoh skuadrën e tij duke vazhduar tutje dhe La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri do të shfrytëzojë një skemë befasuese prej 3-4-3.

Mattia Caldara, paraqitja e vetme e të cilit këtë sezon erdhi kundër F921 Dudelanges në Evropa Ligë më 20 shtator, pritet të startojë në mbrojtje, ndërsa Diego Laxalt do të jetë në krahun e majtë.

Samu Casitllejo do të startojë në sulm, ndërkohë që dyshja Lucas Paqueta dhe Hakan Calhanoglu pritet të startojnë ndeshjen nga bankina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat