Milan dhe Lazio luftojnë për një vend në finale

Futboll

Milan dhe Lazio luftojnë për një vend në finale

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:42
Pamje nga ndeshja

Në "San Siro", do të luhet akti i dytë gjysmëfinal i Kupës së Italisë mes Milanit dhe Lazios, që në përplasjen e parë në “Olimpico” u ndanë në barazim 0-0.

Një vit më parë në finale u kualifikua Milani, pas goditjes së penalltive, pasi të dyja ndeshjet përfunduan në barazim pa gola.

Në fakt, fatet e kuqezinjve dhe bardhekaltërve ndërthyren edhe në kampionatit, ku ka një garë të fortë për zonën Champions.

Statistikat e përplasjeve direkte favorizojnë "Djallin", që në 6 takimet e fundit mes kampionatit dhe Kupës nuk njeh humbje, duke marrë 5 barazime dhe një fitore.

Është gjithashtu interesant fakti që në Milan-Lazio, në vitet e fundit nuk shënohen gola, madje në 5 takimet e fundit është shënuar 3 herë barazimi 0-0, në një rast skuadrat kanë barazuar 1-1 dhe në takimin e 13 majit "Djallit" i mjaftoi goli i Kessie-t me penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat