Ahmataj analizon Tiranën

Futboll

Ahmataj analizon Tiranën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:34
Skema

Pas analizës deri në detaje të kundërshtarit të sotëm, Tiranës, të zhvilluar në ambientet komode që ofron stadiumi “Gjirokastra”, bluzinjtë pasditen e djeshme u dhanë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Luftëtari sot ndaj 16 herë fituesve të trofeut të Kupës së Shqipërisë pritet të jetë i kompletuar në organikë.

Asgjë konkrete s’mund të thuhet sa i takon formacionit të mundshëm për sfidën e sotme, teksa në seancën e pasdites të zhvilluar në fushën e stadiumit “Gjirokastra”, trajneri Ahmataj bëri “lëmsh” 11-shin e sotëm. Bakaj, Rapo, Hoxha, Koconis, Xhekson, Demo, Aleksi, Rrapa, Açka, Hanti, Fili, ishin lojtarët, me të cilët trajneri Ahmataj startoi përgatitjet e djeshme në teren në kuadër të përballjes me Tiranën. Pas ushtrimeve me karakter atletik në kuadër të seancës së fundit, trajneri Ahmataj, si në çdo fundstërvitjeje, provoi me të tijtë goditjet standarde, kornet dhe 11-metërshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat