Milan - Lazio, formacionet e mundshme

Futboll

Milan - Lazio, formacionet e mundshme

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:39
Milan - Lazio

Sot në orën 20:45 në “San Siro” do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Lazios.

Me Juventusit tashmë jashtë kompeticionit, fituesi i këtij çifti konsiderohet favorit për ta ngritur lart trofeun, ndaj dhe dëshira nga të dy kampet për të arritur finalen është e madhe.

Është gjithashtu interesant fakti që në Milan-Lazio, në vitet e fundit nuk shënohen gola, madje në 5 takimet e fundit është shënuar 3 herë barazimi 0-0, në një rast skuadrat kanë barazuar 1-1 dhe në takimin e 13 majit “Djallit” i mjaftoi goli i Kessie-t me penallti.

Kujtojmë që gjysmëfinalja e parë në "Olimpico" midis këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultatin 0-0.

“Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat