I bëri 800 kilometra për ekipin e zemrës

Futboll

I bëri 800 kilometra për ekipin e zemrës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:47
I bëri 800 kilometra për ekipin e zemrës

Një histori e jashtëzakonshme dashurie për futbollin ka ardhur nga Spanja, ku Javi Jimenez, tifoz i Cordobas, klub që luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, ka bërë 800 kilometra, vajtje dhe kthim, për të mbështetur ekipin e zemrës në takimin kundër Real Oviedos.

Problemi është se kur ka mbërritur në stadium ka zbuluar se ishte i vetmi tifoz që kishte shkuar për të ndjekur skuadrën e tij, duke marrë falënderimet nga klubi dhe lojtarët.

Ky ka qenë komenti i tij në Twitter: “Sipas mesazheve që qarkullojnë në internet, jam budalla. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që bën një gjë të tillë. Nuk jam në kërkim të famës. E bëj prej shumë vitesh dhe do të vazhdoj ta bëj për dashurinë që kam për këto ngjyra”.

Fatkeqësisht, ndeshja me Real Oviedon ka përfunduar 3:3, një rezultat që e largon akoma më shumë Cordoban nga zona e mbijetesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat