Shqiptari referon takimin Barcelona-Chelsea

Futboll

Shqiptari referon takimin Barcelona-Chelsea

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:31
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do të referojë në ballafaqimin gjysmëfinal të UEFA Youth League në futboll, mes Barcelonës U-19 dhe Chelsea U-19.

Aty do të jetë i pranishëm edhe Roberto Rossetti, shefi i gjyqtarëve në UEFA. Ndeshja luhet me 26 prill në Nyon të Zvicrës, duke filluar në orën 18.00.  

Gjyqtarë janë: Sandro Scharer, Stephane De Almeida, Bekim  Zogaj.  Është ndeshje shumë interesante  dhe dhe një lajm i mirë se një shqiptar është pjesë e kësaj sfide të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat