Derbi i Mançesterit e “vendos” fatin e Premierligës

Futboll

Derbi i Mançesterit e “vendos” fatin e Premierligës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:44
Dergi i PremierLigës

Luhet derbi i Manchesterit, United-City. Një 90-minutësh plot antagonizëm e spektakolar dhe i një rëndësie të veçantë për garën e titullit. Një derbi “i nxehtë”, që konsiderohet pengesa e fundit për Citizens drejt konfirmimit kampionë të Premier League-s, pasi në tri javët e fundit kundërshtarët janë të një niveli modest.

“Djajtë e Kuq”, pas eliminimit nga Barcelona në Champions dhe humbjes turpëruese ndaj Evertonit në transfertë, janë të dënuar të kërkojnë me çdo kusht triumfin ndaj rivalëve ndërqytetas për të shpresuar te pjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm.

Me sy e veshë te ky derbi do të jetë edhe Liverpooli, që shpreson te një rezultat pozitiv i Manchester United, edhe pse “The Reds” ndoshta nuk janë aq optimistë, nisur nga deklaratat e trajnerit Jurgen Klopp, i cili u shpreh se “Djajtë e Kuq” po përjetojnë ditë të vështira. Ndërsa mbrojtësi Virgil van Dijk theksoi se Manchester United duhet t’i bëjë nder vetes dhe jo Liverpoolit.

Te Citizens mund të ndihen disi nën presion për shkak të eliminimit nga Championsi. Titulli i Premier League-s është trofeu i rëndësishëm që do të përmbyllte me sukses një sezon që nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë. Janë rreth 600 milionë euro të shpenzuara në 3 vite nga Guardiola për të fituar titullin në Premier League.

Morali në të dy klubet nuk është i njëjtë. Solskjaer, fill pas disfatës ndaj Evertonit, paralajmëroi se ai do të jetë një trajner i suksesshëm tek United, por shumë lojtarë do të largohen dhe nuk do ta kenë më këtë mundësi, duke paralajmëruar revolucion në merkaton e verës.

Ky derbi numër 178 i Manchesterit i gjen “Djajtë e Kuq” me shifra negative: 48 gola të pësuar përgjatë kampionatit. Në 43 përballje në kampionat numërohen 14 fitore për City-n, 21 për United, ndërsa 8 përballje kanë përfunduar pa fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat