Për herë të parë, një gjyqtare do të ndajë drejtësinë në Ligue 1

Futboll

Për herë të parë, një gjyqtare do të ndajë drejtësinë në Ligue 1

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:08
Stéphanie Frappart

Stéphanie Frappart, e cila arbitron në kategorinë e dytë franceze, që nga viti 2014, të dielën e ardhshme do të bëhet e para femër që gjykon në Ligue 1 (niveli më i lartë i kampionatit francez të futbollit).

Kjo do të ndodhë disa muaj, para se Franca të presë Botërorin e Femrave.

Frappart, 35 vjeçe, do të bëjë drejtësi në ndeshjen Amiens-Strasbourg, çka do t’i shërbejë edhe si përgatitje për fillimin e Botërorit të lartpërmendur (7 qershor), ku është e përzgjedhur nga FIFA shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Franca ka 1000 arbitra futbolli, por deri më tani, Frappart do të jetë e vetmja femër që gjykon në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat