Shtatë mijë euro nata për fjetje...

Futboll

Shtatë mijë euro nata për fjetje...

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:42
Shtatë mijë euro nata për fjetje...

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën t’i festojnë në mënyrë të veçantë Pashkët (katolike). Pas fitores 2-1 të Juventusit ndaj Fiorentinës, portugezi mori aeroplanin privat dhe shkoi me partneren e tij në Dubrovnik, Kroaci. Atje nuk i kursyen shpenzimet në tri ditë qëndrimi.

Shpenzimi kryesor i çiftit shkoi për strehimin, një vilë në brigjet e Detit Adriatik, e quajtur “Sheherezade”. Kalimi i një nate aty kushton 7.000 euro, ndërsa ky çmim shkon deri në 49.000 euro për një javë, në kohën e fluksit turistik. Ndërtesa luksoze është 4.200 metra katrorë, e ndarë në tri kate me dhoma te bollshme, me tavanë të lartë dhe mobilje të porositura. Vila ka pesë dhoma, pesë banjo, pishinë, “jacuzzzi”, personel shërbimi etj. 

Kohën në plazhin privat kroat e alternuan duke shijuar menutë më të mira në zonë. Së pari shkuan në ishullin ”Lopud”, ku shijuan pamjet e shkëlqyera natyrore dhe çmimet e volitshme për portofolin e tyre, sepse gatimi më i shtrenjtë nuk i kalon 30 eurot. Sigurisht, si tip që është futbollisti i Juventusit, duhej të bënte një fotografi me punonjësit lokalë, që i shërbyen.

Edhe “Restorant 360” pati nderin t’i ofrojë produktet e tij për çiftin e famshëm. Një lokal i madh, tarraca e të cilit shtrihet përmes murit mesjetar të Dubrovnikut. Menuja e provës kushton rreth 118 euro dhe kombinon kuzhinën tradicionale të zonës me të rejat më të fundit në gatim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat