Plaçkitet familja e Thiago Silvas në Paris

Futboll

Plaçkitet familja e Thiago Silvas në Paris

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:48
Thiago Silva

Momente frike për mbrojtësin brazilian dhe familjen e tij.

Plaçkitësit në Paris kanë vënë në shënjestër familjen e Thiago Silvas e cila ka pasur momente të rënda gjatë ditës së martë.

Sikurse raporton prestigjiozja spanjolle AS, djali dhe tezja e bashkëshortes së tij ishin “viktimat” e një grabitjeje me dhunë.

Në momentin kur djali i Thiago Silvas po shoqërohej nga tezja e gruas së futbollistit në një ndeshje në Creteil, një motor me dy persona u ndal para veturës së tyre.

Grabitësit, të cilët i kishin studiuar lëvizjet e familjarëve të brazilianit, zbritën nga motori dhe i detyruan me dhunë që t’u dorëzonin një orë Gucci me vlerë të madhe, por mbi të gjitha e kanë tmerruar familjaren dhe djalin e Thiago Silvas.

Bashkëshortja e mbrojtësit brazilian, Isabella menjëherë e ka denoncuar grabitjen në polici dhe ka shprehur publikisht shqetësimin e saj.

“Ndjenja që mbizotëron është pasiguria. Ne kurrë nuk kemi refuzuar ndonjë fotografi apo autograf për tifozët, shpresojmë që policia t’i gjejë hajdutët”, – tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat