Lippi zbulon lojtarin që i kushtoi eliminimin e Juves në CHL: I rëndësishëm aq sa CR7!

Futboll

Lippi zbulon lojtarin që i kushtoi eliminimin e Juves në CHL: I rëndësishëm aq sa CR7!

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:17
Marcello Lippi

Marcello Lippi, ish-trajner i Italisë, Juventusit dhe Interit është rikthyer të analizojë edhe një herë atë eliminim dramatik të Juventusit nga Ajax në çerekfinalen e Champions League.

“Në Champions League duhet të kesh fat që të kesh të gjithë lojtarët më të mirë të gatshëm në momentin e duhur. Tek Juventus kjo ishte një humbje. Për shembull, ata nuk kishin Giorgio Cheillini, i cili është i rëndësishëm po aq sa Cristiano Ronaldo”, shpjegoi Lippi.

Juventus barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në Amsterdam ndaj Ajax, ndërsa në Torino u përmbys në shifrat 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat