Man Unitedi ndan hyrje të veçantë për Man Cityn, pas përleshjes në ndeshjen e kaluar

Futboll

Man Unitedi ndan hyrje të veçantë për Man Cityn, pas përleshjes në ndeshjen e kaluar

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:11
foto ilustrim

Manchester Unitedi i ka bërë disa ndryshime në mënyrën se si është planifikuar hyrja në zhveshtore e lojtarëve në Old Trafford, për ndeshjen kundër Manchester Cityt. Ndryshimet u bënë me qëllim që të shmangen përleshjet mes futbollistëve.

Derbi i fundit i Mançesterit në Old Traffordit ishte komentuar jashtëzakonisht shumë edhe për shkak të përleshjes mes lojtarëve jashtë zhveshtoreve, pas fitores 2:1 të Manchester Cityt në dhjetor të vitit 2017.

Rreth 20 futbollistë dhe anëtarë të stafit kishin qenë të përfshirë në zënkën që kishte shpërthyer pas ndeshjes, pasi trajneri i atëhershëm i “Djajve të kuq”, Jose Mourinho, ishte ankuar se lojtarët e Manchester Cityt po festonin duke bërë zhurmë të tepërt.

Në tunelin për të dalë nga zhveshtorja në fushën e Old Traffordit nuk do të ketë policë për ta mbajtur sigurinë pasi që të dy klubet besojnë se do të mundë ta kontrollojnë situatën në klub.

Tani, në Old Trafford, janë krijuar dy ndarje të veçanta për të dy skuadrat në rrugën nga fusha drejt zhveshtoreve në stadium.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat