Mourinho: Barça ka mundur të luante 5 orë rresht, por kurrë s’do ta mposhte Interin

Futboll

Mourinho: Barça ka mundur të luante 5 orë rresht, por kurrë s’do ta mposhte Interin

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:28
Mourinho

Jose Mourinho ka pohuar se Barcelona ka mundur të luante pesë orë të tera dhe prapëseprapë nuk do të kishte fituar ndaj Interit më 2010.

Mourinho mbetet trajneri i vetëm që e ka fituar tripletën me një ekip italian, gjë të cilën e bëri gjatë sezonit 2009/10 me Interin.

“U riktheva në Londër pas Madridit: Tani jam në pikënisje, hapi im i radhës nuk do të jetë Premierliga”, tha Mourinho.

“Trofetë janë garancia ime, madje edhe ndaj atyre të cilët e bëjnë të pamundurën për ta harruar këtë. Trofeu im i fundit ishte evropian, para vetëm një viti”, shtoi ai.

Ai tregon se po përgatitet për të ardhmen, për ta marrë drejtimin e një skuadre të re.

Trajneri portugez foli edhe për Interin dhe historinë që shkroi me zikaltrit kur e fitoi tripletën duke e mposhtur Barcelonën e Pep Guardiolës rrugës për triumf i Ligën e Kampionëve.

“Në Inter e gjeta një familje të jashtëzakonshme, e cila më bëri të lumtur çdo ditë. Ne fituam gjëra dhe krijuam ndjeshmëri. Në Londër ende takoj interesit që më përqafojnë”, theksoi ai.

“Fjalët që i thashë para ndeshjes me Barcelonën ishin nga thellësia e zemrës: kur e fitova trofeun e parë në Ligën e Kampionëve, biri im ishte katër vjeç dhe atë sezon ai më tha se dëshironte që unë ta fitoj përsëri këtë trofe, në mënyrë që ai ta mbajë në mend”, shpjegoi Mou.

“Për këtë fola me lojtarët. Po flisnim për fëmijët e të gjithëve: mbase ishte shansi i fundit për Interin që ta fitonte atë. Ne e kishim një ndjesi se do të mundë të luanim për pesë orë dhe Barcelona kurrë nuk do të fitonte”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat