Mihajlloviq e do te ekipi i tij, gjiganti shqiptar transferohet me zero?

Futboll

Mihajlloviq e do te ekipi i tij, gjiganti shqiptar transferohet me zero?

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:36
Mihajlloviq e do te ekipi i tij, gjiganti shqiptar transferohet me zero?

Futbollisti Kastriot Dërmaku është një mbrojtës shqiptar që është duke bërë mjaft mirë në Serie B me skuadrën e Cosenzas, që mund ta humbasë me parametra zero gjatë afatit kalimtar veror, duke qenë se i skadon kontrata. Këtë sezon ai ka marrë vetëm nota kaluese sipas paraqitjeve në fushën e blertë dhe madje shënoi edhe gol përpara disa ditësh. Shumë sirena të huaja, mes tyre në Turqi (Besiktas), por edhe brenda Italisë, aty ku Lecce ka shfaqur interes, por sidomos Bologna e Sinisha Mihajloviq, që ka piketuar shtatlartin si një afrim të mundshëm. Dërmaku la Empolin për t'u transferua te Cosenza, e cila thuajse ka siguruar mbijetesën. Nëse do t'i ofrojë një kontratë të re, Dermaku do të mendohet, ndryshe ka destinacionet gati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat