Roma kërkon trajner, Totti takon mikun e tij për ta bindur dhe i bën ofertën e majme

Futboll

Roma kërkon trajner, Totti takon mikun e tij për ta bindur dhe i bën ofertën e majme

Më: 24 prill 2019 Në ora: 19:40
Antonio Conte

Pas 2 takimesh, njëri i zhvilluar në Londër dhe një në Romë, trajneri Antonio Conte ka marrë sot zyrtarisht ofertën e parë për të drejtuar skuadrën e Romës sezonin e ardhshëm sportiv. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila ish-trajneri i Chelsea dhe kombëtares italiane do të përfitojë një shumë prej 9.5 milionë eurosh në sezon.

Kjo shumë është pak e shumë e përafërt me atë të 11 milionë eurove që përfitonte kur drejtonte Chelsea. Conte do të ketë mundësi të marrë një pjesë të madhe të stafit të tij. Ngërçi i vetëm në këtë marrëveshje është se ku do të luajë Roma sezonin e ardhshëm. Conte synon të drejtojë një ekip që do të luajë në Champions League sezonin tjetër.

Gjithsesi, Roma është e detyruar të shesë disa lojtarë për të siguruar pagën e Conte. Kjo do të thotë që Dzeko, Pastore dhe Nzinzi janë të destinuar të largohen, por ata duhen zëvendësuar dhe mbi të gjitha duhet një projekt serioz për të ardhmen. Për këtë arsye, Francesco Totti, mik i Antonio Conte, ka takuar personalisht trajnerin për ta bindur të pranojë ofertën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat