Ajax zbulon talentin e radhës, kontratë 4-vjeçare për “Buffon-in” e ri

Futboll

Ajax zbulon talentin e radhës, kontratë 4-vjeçare për “Buffon-in” e ri

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:08
Kjell Scherpen

Skuadra e Ajax ka kryer blerjen e parë për sezonin e ri 2019-2020. Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra holandeze ka zyrtarizuar blerjen e portierit 19-vjeçar Kjell Scherpen, që aktualisht luan me skuadrën e FC Emmen.

Për portierin një kontratë 4-vjeçare, ndërkohë që sipas Marc Overmars, drejtorit sportiv i Ajax, ai do të jetë “Gigi Buffon i ri”. “Ai do të jetë një nga portierët tanë sezonin e ri, ndërkohë që mund të luajë edhe me ekipin e moshave të Ajax”, tha Overmars.

“Ne jemi shumë të kënaqur me blerjen e Emmen, që e konsiderojmë si të talentuar dhe portierin tonë të ardhshëm. Natyrisht që jemi të lumtur edhe që portieri aktual Andre Onana rinovoi, por njëkohësisht mendojmë edhe për të ardhmen”, u shpreh Overmars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat