Man Utd – Man City, ky është rezultati pas pjesës së parë

Futboll

Man Utd – Man City, ky është rezultati pas pjesës së parë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:54
Man Utd – Man City

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Manchester United – Manchester City.

Derbi i qytetit të Mançesterit, nuk ka dhuruar fitues pas pjesës së parë, duke përfunduar barazim 0-0.

Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në ‘Old Trafford’ u karakterizua me ritëm të lartë, dhe disa raste të mira shënimi.

Ishte Manchester City që kishte më shumë nga loja, duke pasur edhe posedimin e topit.

Rezultati 0-0, do të ishte një avantazh i madh për Liverpoolin në garën për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat