Manchester City gjunjëzon Manchester Utd, merr kreun

Futboll

Manchester City gjunjëzon Manchester Utd, merr kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 22:20
Manchester City vs Manchester Utd

Manchester City fitoi derbin e madh të qytetit, kësisoj merr edhe kreun e tabelës, duke bërë hapin e madh drejt titullit të ri të kampionit në Angli. City ngadhënjeu në Old “Trafford” me rezultat 2:0 kundër Manchester Utd, kjo e fundit rrezikon seriozisht që të mbetet jashtë garave të Champions League.

Në minutën e 54-të, futbollisti Bernardo Silva nga rreth 14 metra godet përtoke dhe në këndin e majtë e fërfëllon topin, 0:1.

Në minutën e 66-të, Leroy Sane i jep goditjen e radhës dhe nokautuese vendasve. Ai nga rreth 14 metra godet fuqishëm e në këndin e djathtë, thellon fitoren në 0:2. Manchester Utd pësoi humbjen e radhës pas asaj nga Evertoni me 4:0, kësisoj është në pozitë të palakmueshëm.

Manchester City udhëheq kreun me 89 pikë, ka një më shumë se Liverpooli, kurse Manchester Utd është në vend të gjashtë me 64 pikë apo ka tri me pak se Chelsea në pozitën e katërt pas 35 jave të luajtura deri më tash në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat