Rashica si bombë për Bayern Munihun, por nuk mjaftoi goli i tij

Futboll

Rashica si bombë për Bayern Munihun, por nuk mjaftoi goli i tij

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 22:32
Milot Rashica

Ndeshje më përfundim dramatik mes Werder Bremenit dhe Bayern Munihut, por skuadra bavareze shkoi në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë e cila do të ndeshet me Leipzigun. Bayerni fitoi në Bremen me rezultat 3:2 kundër Werderit, në një ndeshje të bukur e me pesë gola të bukur.

Në minutën e 75-të, reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, energjik apo sikur bombë, me një depërtim të shkëlqyer mashtroi disa mbrojtës dhe futet në 16-sh, i cili me një gjuajtje të fortë barazoi rezultatin 2:2, por nuk mjaftoi pasi që bavarezët siguruan fitoren me golin e Lewandowskit. Për Bayernin shënuan: Lewandowski (36’ e 80’ nga penalltia), Muller (63’) dhe për Werderin: Osako (74’) e Rashica (75’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat