Inzaghi: Fitore e merituar, Strakosha nuk bëri asgjë

Futboll

Inzaghi: Fitore e merituar, Strakosha nuk bëri asgjë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 23:13
Simone Inzaghi

Trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi, ka folur për "Rai Sport" në përfundim të fitores së marrë kundër Milan-it në "San Siro", që i ka siguruar skuadrës së tij finalen e Kupës së Italisë. 

"Kemi arritur një objektiv të madh, lojtarët e kanë merituar. Kemi ardhur për të fituar në Milano kundër Inter-it dhe Milan-it, e kemi merituar kualifikimin", ka thënë trajneri i bardhekaltërve.

"Edhe në ndeshjen e kampionatit Reina ka bërë një punë të mirë, mbrëmjen e sotme ka bërë akoma më shumë. Duhej të kishim kaluar në avantazh që në pjesën e parë".

"Kemi luajtur shumë mirë. Strakosha nuk ka bërë një ndërhyrje gjatë gjithë ndeshjes. Këta djem kanë një zemër të madhe, nuk mund t'i kritikoj. Tani duam të fitojmë Kupën e Italisë", ka përfunduar Inzaghi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat