Çmenduri, sulmuesi i United fitoi 75.000 sterlina për një prekje topi! - Bota Sot
Çmenduri, sulmuesi i United fitoi 75.000 sterlina për një prekje topi!

Futboll

Çmenduri, sulmuesi i United fitoi 75.000 sterlina për një prekje topi!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:11
Alexis Sanchez

Manchester United, klub legjendar, super i pasur, por një kaos total brenda e jashtë fushe. Simboli i gjithçkaje që nuk funksionon te Red Devils është Alexis Sanchez, sulmuesi që ka një pagë absurde prej 26 milionë sterlinash në sezon!!!

Kiliani futi në xhep plot 75.000 sterlina, për 16 minuta futboll në derbi, ku e preku vetëm një herë topin!

Në minutën e 78-të Solskjaer vendosi të përforconte sulmin, por Sanchez e preku vetëm një herë topin, pranë mesit të fushës, dhe më pas asgjë. 

Në mënyrë absurde, aq u desh që Sanchez të mbushte sërish xhepat, sepse në Angli mediat kanë zbuluar edhe faktin se agjenti i sulmuesit, Fernando Felicevich, ka futur një klauzolë në kontratë, sipas së cilës Sanchez fiton edhe 75 mijë sterlina, sa herë futet në fushë në ndeshje kampionati, apo në Champions League.

Sanchez ka luajtur vetëm 17 ndeshje kampionati këtë sezon, me 2 gola në të gjithë kompeticionet, ndërsa tifozët e United tashmë nuk duan t'ia dinë më, Sanchez duhet larguar urgjentisht, pavarësisht se ka kontratë dhe nuk është e lehtë që të gjendet një klub i ri për të, qoftë edhe me gjysmën e pagës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...