Gattuso, më i rrezikuar se kurrë. Milani gjen pasardhësin në Francë - Bota Sot
Gattuso, më i rrezikuar se kurrë. Milani gjen pasardhësin në Francë

Futboll

Gattuso, më i rrezikuar se kurrë. Milani gjen pasardhësin në Francë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:17
Gennaro Gattusos

Mosshkuarja në finalen e Kupës së Italisë duket se do t’i kushtojë shumë Gennaro Gattusos, i cili tani do ta luajë fatin e vet në stolin e Milanit në pesë javët e fundit të Serie A. Trajneri i kuqezinjve duhet të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm (të kapë vendin e katërt), në të kundërt e ka shumë keq punën. Për momentin, Milani e bashkëndan vendin e katërt me Atalantën, ndërsa renditja përfundimtare do ta vulosë fatin e tij. 

Gattuso, në fund të ndeshjes kundër Lazios, nuk e fshehu shqetësimin e hallakatjes së skuadrës së vet, pas humbjes në derbi. Në 7 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në shtëpi, ndaj Lazios. Pjesa tjetër përbëhet nga katër humbje dhe dy barazime (kundër Udinese dhe Parma). Shumë pak, për të shpresuar te një vend në Ligën e Kampionëve, prandaj, sipas "Il Corriere dello Sport", Milani po ndjek tashmë një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Gattuso. Ai është Rudi Garcia.

Trajneri francez, që ka drejtuar Romën më parë, në Serie A, e konsideron të mbyllur aventurën e tij në stolin e Marseille. Ai do të ishte gati të kthehej në Itali, pas përvojës me verdhekuqtë kryeqytetas, por nuk është emri i vetëm, i ndjekur nga Milani. Kuqezinjtë, gjithashtu, ëndërrojnë Mauricio Pochettino, por në këtë rast pretendimet ekonomike do të jenë shumë herë më të larta se të Garcia. Pastaj, do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse Tottenham do të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve apo jo. 

Sidoqoftë, Gattuso nuk ka ndërmend të heqë dorë pa luftë dhe shpreson te një autokritikë e shpejtë e të tijve, mbrëmjen e së dielës, kur Milani do të jetë një mysafir në Torino, në një ndeshje vendimtare. Një transfertë vendimtare edhe për të ardhmen e stolit kuqezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...