Titull me “fotofinish”, Guardiola: Lojtarët e mi nuk lexojnë dhe shohin TV… - Bota Sot
Titull me “fotofinish”, Guardiola: Lojtarët e mi nuk lexojnë dhe shohin TV…

Futboll

Titull me “fotofinish”, Guardiola: Lojtarët e mi nuk lexojnë dhe shohin TV…

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:25
Pep Guardiola

Fitorja në derbi e Manchester City ishte e nevojshme për t'u rikthyer në krye të Premier League, me të njëjtin numër ndeshjesh sa “Reds”. Një sukses madhor, ai i arritur mbrëmë në “Old Trafford”, duke pasur parasysh faktin se tani kanë mbetur vetëm tri ndeshje për t’u luajtur dhe “qytetarët” vështirë të gabojnë. Edhe pse kalendari mbetet për t’u respektuar, me gjasë Liverpool nuk do të marrë ndonjë dhuratë nga askush, çka do të thotë vendi i dytë për të. 

Diferenca është vetëm një pikë, por kaq mjafton për ta mbrojtur kurorën nga të besuarit e Pep Guardiolës, në fund. Natyrisht, trajneri katalanas e di mirë se nevojitet përqendrim maksimal në metrat e fundit të garës, e cila është me “fotofinish”. Duke folur për BBC, iu bëri apel të tijve: "Mbeten të luhen edhe tri ndeshje, ndaj nuk jemi ende kampionë të Anglisë. Iu kam kërkuar lojtarëve të mi që të mos lexojnë asgjë, të mos shikojnë as televizion. 

Ata vetëm duhet të pushojnë dhe të flenë shumë para ndeshjes së ardhshme me Burnley. Ne e dimë sa e vështirë do të jetë atje, është thelbësore të ruajmë përqendrimin dhe qetësinë. Të dyja palët, ne dhe Liverpool, e meritojmë titullin, por vetëm njëra mund ta fitojë. Skuadra që nuk do t’ia dalë, nuk duhet të ketë keqardhje, sepse ka dhënë gjithçka".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...