Lojtari që doli nga lloçi i Kosovës çudit Mullerin, ky është më i miri sipas shtypit gjerman!

Futboll

Lojtari që doli nga lloçi i Kosovës çudit Mullerin, ky është më i miri sipas shtypit gjerman!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim nga Kicker.de

Milot Rashica është shndërruar pothuajse në makineri të golave në Gjermani. Lojtari që doli nga lloçi i Kosovës, Rashica, po mahnit me lojërat e tij në fanellën e Werder Bremenit dhe e bëri telashe edhe Bayern Munihun. 
Nuk është pak që të shënosh një gol dhe të bësh një asistim ani se pësuan humbje në Bremen me 3:2 nga Bayerni dhe u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë. 
Reprezentuesi i Kosovës pothuajse u vlerësua me notën me të madhe, me notën 1.5 nga prestigjiozja gjermane “Kicker.de”.  Thomas Muller i Bayernit vlerësohet me notën me të madhe 1. Në Gjermani nota 6 është më e vogla, kurse 1 më e madhja. Prandaj, nota e Rashicës sigurisht se ka çuditur Mullerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat