Gattuso pas eliminimit nga Kupa e Italisë: Zhvilluam një ndeshje të shëmtuar

Futboll

Gattuso pas eliminimit nga Kupa e Italisë: Zhvilluam një ndeshje të shëmtuar

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:52
Genaro Gattuzo

Trajneri i Milanit është ndarë i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Milani humbi përballë Lazios me rezultatin minimal 0-1 dhe i dha lamtumirën Kupës së Italisë, pikërisht në fazën gjysmëfinale të saj.

Gennaro Gattuso nuk i kurseu kritikat ndaj lojtarëve të tij, duke pranuar se kishin bërë një paraqitje të shëmtuar, por bëri thirrje për reagim të dielën në kampionat, në sfidën që e cilësoi si finale të sezonit.

“Duhet të kesh kthjelltësinë e duhur, për të analizuar se çfarë po ndodh me skuadrën në këto momente”, tha Gattuso. “Në pjesën e parë ishim të orientuar mirë, por në të dytën Lazio na dominoi totalisht dhe meritoi kalimin në finale. Sot bëmë një ndeshje të shëmtuar, por duhet të mendojmë për ndeshjen e të dielës, që është edhe finalja e sezonit tonë”.

Milani këtë të diel udhëton drejt Torinos për t’u përballur me këtë skuadër e cila po ashtu është në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat