Çmenduria e Real-it, i ofron një rrogë marramendëse Hazard-it

Futboll

Çmenduria e Real-it, i ofron një rrogë marramendëse Hazard-it

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:54
Eden Hazard

Real Madrid e do me çdo kusht Eden Hazard.

Sipas "The Sun", në fakt, oferta që klubi madrilen ka përgatitur për belgun është nga ato që nuk mund të refuzohen: 20 milionë euro në  vit, plus bonuse, për të siguruar shërbimet e yllit të Chelsea-t. 

400 mijë sterlina në javë për ta bindur që të transferohet në Spanjë. Sipas të përditshmes angleze, kjo mund të jetë oferta që do t'i japë fund kësaj telenovele që zgjat prej një viti.

"Los Blancos", falë edhe marrëveshjes që do të bëhet shumë shpejt zyrtare me Adidas-in, do të mund ta rrisin ofertën për lojtarin, i cili, pasi të ketë mbyllur sezonin, ndoshta me fitoren e Europa League, do të mund të transferohet në kryeqytetin spanjoll.   

Përveç milionave për rrogën, Real Madrid do të duhet të paguajë edhe më shumë se 100 milionë euro për kartonin e lojtarit, por Florentino Perez duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të siguruar numrin 10-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat