Neymar zbulon misterin: Jam krenar të lajmëroj...

Futboll

Neymar zbulon misterin: Jam krenar të lajmëroj...

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:09
Neymar

Neymar publikoi një mesazh enigmatik para dy ditësh, duke shtuar dyshimet rreth së ardhmes. Tani ka ardhur shpjegimi i brazilianit. 

Nuk bëhet fjalë për të ardhmen e tij në fushën e blertë. Nuk bëhet fjalë për një transferim të bujshëm, por për një projekt që ka të bëjë me një lloj tjetër tregu, atë të parfumeve.  

Ka qenë vetë ylli i PSG-së që ka zbuluar gjithçka me një mesazh në profilin e tij në Instagram: "Dy ditë më parë keni parë diçka që nuk duhej ta shihnit", ka shkruar Neymar. 

"Sot kam sistemuar gjithçka. Jam me të vërtetë krenar të lajmëroj parfumin tim të parë në bashkëpunim me Dieselfragrance. Shpresoj që ta dashuroni shumë shpejt". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat