Milani i vë vizën Susos, ka akord me brazilianin. Agjenti niset drejt Barcelonës!

Futboll

Milani i vë vizën Susos, ka akord me brazilianin. Agjenti niset drejt Barcelonës!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:48
Barcelona

Milani është duke punuar prej kohësh në fshehtësi totale për të arritur te një futbollist që këtë sezon ka gjetur pak hapësirë te Barcelona, edhe pse u ble për një shumë jo të vogël gjatë verës. Po flasim për ish-futbollistin e Bordeaux, Malcom (41 mln euro). Leonardo ka akord me agjentin e brazilianit dhe tashmë mbetet hapi i fundit, pra akordi me katalanasit.

Për këtë arsye, sipas asaj që shkruan Globoesporte, agjenti i Malcom do të udhëtojë drejt Barcelonës për t'i prezantuar ofertën kuqezi. Flitet për thuajse 30 mln euro, duke qenë se kuqezinjtë i kanë vënë vizën Susos dhe spanjolli do të shitet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat