Kam gjak shqiptari

Futboll

Kam gjak shqiptari

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:33
Elvis Kabashi

Elvis Kabashi është një nga ata lojtarët jo të paktë, që kanë refuzuar Shqipërinë për një kombëtare tjetër. Sulmuesi i cili ka qenë pjesë e Juventusit dikur, nuk arriti dot të jetë i suksesshëm dhe tashmë luan në Rumani, te Dinamo e Bukureshtit.

Në kohën që refuzoi Shqipërinë për Italinë Kabashi e bëri nëpërmjet një letre zyrtare drejtuar FSHF-së. Pëprara disa javësh, në një dalje publike ka thënë se atë letërn nuk e ka shkruar ai, por menaxheri i tij.

Kabashi ka folur për “Digisport.ro” në Rumani dhe ka shprehur dëshirën që të rikthehet dhe të luajë një ditë me Shqipërinë.

“Ka pasur disa keqkuptime sa i përket grumbullimit tim me kombëtaren. Është folur për një letër që unë kam shkruar, por kjo gjë nuk është e vërtet, sepse ajo letër është shkruar nga ish-menaxheri im, me të cilin jemi ende në gjyqe. Ajo letër më pozicionoi kundër kombëtares, sepse nëse unë nuk do doja të luaja me Shqipërinë, nuk do ta kisha bërë as me 19-vjeçaret në eliminatoret e Europianit” është shprehur Kabashi.

Ndërkaq ai ka shtuar: “Prindërit e mi janë shqiptarë dhe unë kam lindur në Itali, por unë kam gjak shqiptar, ndaj nuk ka arsye pse ta refuzoj Kombëtaren. Rëmuja është shkaktuar nga ish-menaxheri që donte të përqëndrohesha vetëm te Juventusi. Njerëzit kanë të drejtë të më gjykojnë, pasi nuk e dinin të vërtetën. Unë nuk kam folur për këtë letër, sepse nuk kam shkruar asgjë dhe në ndërgjegjen time jam i qetë”.

“Nuk kam dashur t’i hedhë benzinë zjarrit. Tani është në dorën time të tregoj se sa e rëndësishme është kombëtarja për mua. Shpresoj të grumbullohem, pasi është krenari të mbrosh ngjyrat e vendit tënd. Do të stërvitem dhe do punoj fort për t’u rikthyer në Kombëtare”, ka përfunduar Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat