Tare nis zbatimin e planit, Panucci në dorë të shqiptarit - Bota Sot
Tare nis zbatimin e planit, Panucci në dorë të shqiptarit

Futboll

Tare nis zbatimin e planit, Panucci në dorë të shqiptarit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:29
Christian Panucci

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, u pushua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas humbjes me Turqinë në Shkodër. Italiani la ekipin tonë kombëtar me vendim të njëanshëm nga i pari i Federatës. Panucci mbetet në treg dhe po kërkon për aventurën e re, pavarësisht se po punon me moshat e ekipit të Romës. 

Ekipi që përflitet se mund të afrojë në stol Pannuccin është Salernitana. Ekipi italian është satelit i Lazios dhe në pronësi të Lotitos, presidentit të Lazios. Ky i fundit e ka lënë ndërtimin e skuadrës në dorë të drejtorit sportiv, Igli Tare. Shqiptari po mendon të afrojë ish-teknikun e kombëtares. 

Aktivizimi i Panuccit si numri një i stolit të Salernitanës mund të jetë dhe pjesa e dytë e planit të drejtorit të Lazios për të përcaktuar Edy Rejen si trajner të Shqipërisë dhe të punësojë Panuccin në mënyrë që Federata Shqiptare e Futbollit të mos paguajë dy rroga. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...