Dortmundi, Bayerni… lista e skuadrave që kanë pësuar nga Rashica në vitin 2019

Futboll

Dortmundi, Bayerni… lista e skuadrave që kanë pësuar nga Rashica në vitin 2019

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:09
Werder Bremen

Edhe pse Werder Bremen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë nga Bayern Munich, Milot Rashica vazhdon të komentohet për paraqitjet e jashtëzakonshme në këtë ndeshje gjysmëfinale.

Ylli i Kombëtares së Kosovës me një asistim dhe një gol të bukur, është lojtari me vlerësimin më të lartë për paraqitjen në ndeshjen mes Werder Bremen dhe Bayern Munich.

Ndonëse të mërkurën mbrëma për kundërshtar kishte Bayern Munich, Milot Rashica paraqitje të mira ka regjistruar përballë të gjitha skuadrave në vitin 2019, ku ka arritur të shënojë nëntë gola.

Djaloshi nga Vushtrria, përballë gjithë kundërshtarëve, të mëdhenj apo të vegjël, ka zgjedhur angazhimin e pashoq, gjë e cila edhe i ka sjellë rezultate.

‘Viktima’ të Milot Rashicës këtë vit, kanë qenë skuadrat më të mëdha gjermane, si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Nga ai nuk kanë shpëtuar as Schalke 04 dhe Bayer Leverkusen.

Skuadrat që kanë pësuar gola nga Rashica në vitin 2019:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat