Arsenal do të ketë një ekip me vlerë 521 mln euro nëse siguron Champions League - Bota Sot
Arsenal do të ketë një ekip me vlerë 521 mln euro nëse siguron Champions League

Futboll

Arsenal do të ketë një ekip me vlerë 521 mln euro nëse siguron Champions League

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:10
Granit Xhaka

Arsenal bëri një hap mbrapa në garën për të siguruar një vend mes katër ekipeve të para në Premier League. "Topçinjtë" u mundën 3-1 në fushën e Wolves dhe tani rrezikojnë të zhvillojnë një sezon tjetër në Europa League. 

Nëse Arsenal do të arrijë të sigurojë një vend mes katër të parave, trajnerit Unai Emery do t'i vihej në dispozicion nga klubi një buxhet i rëndësishëm në merkato, që do t'i jepte mundësinë të blinte lojtarët e duhur për të luftuar me ekipet e mëdha të Premier League. 

Në të kundërt, londinezët do të jenë të detyruar të bëjnë një tjetër fushatë kursimtare në merkato. 

"The Sun" ka bërë një parashikim të skuadrës që Arsenal mund të ketë në rast se siguron kualifikimin në Champions League. 

Skuadra aktuale nuk ka nevojë për ndërhyrje në mesfushë, duke parë se ka në përbërje lojtarë si: Lucas Torreira, Granit Xhaka dhe Matteo Guendouzi already.

Në sulm, Alexandre Lacazette meriton të jetë titullar, duke parë se ka statistika më të mira se Pierre-Emerick Aubameyang. 

Reparti që ka nevojë për përforcime është ai i mesfushorëve sulmues/fantazistëve, për shkak të vështirësive që kanë pasur Mesut Ozil, Alex Iwobi dhe Henrikh Mkhitaryan.

Ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, dështimi i Barcelona-s, Malcom, dhe talenti i Ajax-it, David Neres, do të ishin tre alternativa shumë të mira për t'u pozicionuar mbrapa krahëve të Alexandre Lacazette. 

Luka Jovic dhe Thorgan Hazard janë dy emra të tjerë për të përmirësuar sulmin.

Image

Në total, kjo skuadër do të kushtonte 521 milionë euro, me Arsenal-in që do të duhet të investonte rreth 231 milionë euro në merkaton e verës për t'i siguruar këto objektiva. 

Në rast se kualifikimi në Champions League nuk do të arrihet, londinezët do të duhet të gjejnë lojtarë me kosto të ulët dhe të heqin dorë nga disa prej yjeve. 

Leno do të qëndronte në portë, por ka shumë mundësi që Laczette të shitet. Në mbrojtje, Arsenal-i mund të jetë i detyruar ta mbajë Mustafi-n dhe të marrë nga Liverpool-i, Alberto Moreno-n për krahun e majtë të mbrojtjes. 

Kontrata e spanjollit më "Të Kuqtë" skadon në fundin e sezonit dhe lojtari mund të merret me kosto zero, por edhe Barcelona interesohet për të.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...