Reali me ofertë të çmendur për Hazardin - Bota Sot
Reali me ofertë të çmendur për Hazardin

Futboll

Reali me ofertë të çmendur për Hazardin

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:14
Reali me ofertë të çmendur për Hazardin

Reali i Madridit “çmendet” për futbollistin Eden Hazard. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, klubi “merengues” është gati të bëjë gjithçka për të sjellë në kryeqytetin spanjoll mesfushorin-sulmues belg të Chelsea dhe për këtë arsye ka përgatitur një kontratë për të në mënyrë që Hazard të bëjë realitet ëndrrën e tij për të veshur fanellën e “Los Blancos”. Gjithnjë sipas “The Sun”, Reali i Madridit do t’i ofrojë Hazardit një pagë prej 400 mijë funte në javë, që do të thotë një 20 milionë funte në sezon, shkruan TCH. Tabloidi i njohur britanik thekson se drejtuesit e Chelsea tashmë duken të dorëzuar sa i përket çështjes Hazard dhe kanë pranuar largimin e tij nga Stamford Bridge për vlerën e 100 milionë funde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...