Rrëfehet Taulant Xhaka: Ja cili është derbi më i fortë… - Bota Sot
Rrëfehet Taulant Xhaka: Ja cili është derbi më i fortë…

Futboll

Rrëfehet Taulant Xhaka: Ja cili është derbi më i fortë…

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:02
Rrëfehet Taulant Xhaka: Ja cili është derbi më i fortë…

Taulant Xhaka është një nga lojtarët më të mirë të Bazelit, mbi të cilin trajneri bazon lojën e tij. Mesfushori shqiptar e ndjen fanellën e Bazelit dhe është një ndër lojtarët e preferuar të tifozerisë. Së fundmi Xhaka ka dhënë një intervistë për “Blick.ch”, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarit për ndeshjen derbi me Zyrihun. Bashkë me të ishte dhe një legjendë e skuadrës zviceriane Alan Nef, kundërshtari i tij këtë fundjavë.

Momenti klasik? “Ka pasur shumë lojëra të mrekullueshme, por ato ndaj Zyrihut janë të veçanta dhe intensive. Një nga ndeshjet më të çmendur ishte në prillin e 2015-ës, ku ne fituam 5-1. Kishin marrë dy kartona të kuq, Gashi e Kiumiento. Embolo në atë sfidë shënoi një tripletë. Një lojë mahnitëse”.

Kundërshtari më i mirë? “Jasin Skihau”.

Kundërshtari më i fortë? “Po ashtu mendoj se është Jasin Skihau. Ai ishte në formë të mirë atëherë. Ishte i gjatë, i shpejtë dhe driblues, një lojtar shumë i mirë”.

Goli më i bukur? “Ka pasur shumë gola të bukur dhe shpresoj të vijë të tjetër. Por mendoj se goli i shënuar në dhjetor, pas krosit që ka dhënë Raul Petrera”.

Humbja më e hidhur? “Personalisht nuk kam pasur humbje ndaj Zyrihut”.

Derbi më i nxehtë jashtë vendit? “Arsenal-Totenhem, gjithmonë është një ndeshje intensive”.

Filmi i preferuar? “Titaniku”.

Makina e preferuar? “Beetle VW”.

Kënga e preferuar? “Cheri, Cheri Lady of Modern Talking”.

Darka klasike? “Një pizza e mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...