Ibrahimi: Respektojmë kundërshtarin - Bota Sot
Ibrahimi: Respektojmë kundërshtarin

Futboll

Ibrahimi: Respektojmë kundërshtarin

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:06
Ibrahimi: Respektojmë kundërshtarin

Labinot Ibrahimi pas një aventure disa vjeçare me Partizanin, duket se më në fund po e plotëson dëshirën e tij për të fituar një titull kampion me të kuqtë.

Mbrojtësi i Partizanit, në një prononcim për ‘Supersport’ u shpreh se kujtimi më i bukur është ky sezon, ndërkohë që golin më të bukur e konsideron golin ndaj Skënderbeut në atë përmbysje që Partizani bënte në vitin 2015.

“Po shkojmë në rrugën e duhur por kemi ndeshje akoma dhe shpresoj të kemi akoma. Momenti më i bukur është ky sezon dhe ardhja në jetë e vajzës kurse goli më i bukur në karrierën time ka qenë besoj ai që kam shënuar ndaj Skënderbeut”, tha ai.

Hektor Idrizi? Ku ka konkurrencë ka punë dhe disiplinë dhe jam rritur shumë si lojtar. Me grupin që kemi, nuk ka problem”.

Partizani? Grupi është pika më e fortë dhe kemi një staf të mirë ku duke punuar bashkë ia arrijmë qëllimit.

Laçi? Duhet ta marrim si ndeshje radhe dhe të respektojmë kundërshtarin duke shpresuar në fitore”, tha Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...