Kjo nuk fshihet kurrë nga mendja e Arbnor Morinës

Futboll

Kjo nuk fshihet kurrë nga mendja e Arbnor Morinës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:32
Kjo nuk fshihet kurrë nga mendja e Arbnor Morinës

Ish futbollisti i mirënjohur Arbnor Morina, aktualisht drejtor sportiv në klubin më të madh në vend Prishtina, sa të është gjallë do ta kujtojë sfidën e 13 prillit të vitit 1986, kur në moshën aq të re paraqitej në petkun e Prishtinës, gjeneratës së artë, ku e kishin mundur me rezultat 1:0 Partizanin e Beogradit, në kuadër të ligës së parë të ish Jugosllavisë.  

Me golin e Fadil Muriqit në minutën e 81-të (nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra) e mposhti Partizanin.

Në foto shihet Morina me të kaltra në një atmosferë drithëruese, mbi 40 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës, ku nuk kishte vend as për gjilpër siç thuhet në zhargonin sportiv, që shumë ekipe ish jugosllave kishin lakminë të luanin në at atmosferë drithëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat