Van Dijk paralajmëron shokët e skuadrës për ndeshjen ndaj Huddersfield

Futboll

Van Dijk paralajmëron shokët e skuadrës për ndeshjen ndaj Huddersfield

Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:02
Virgil Van Dijk

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, nuk e sheh si të lehtë ndeshjen e radhës, të cilën Liverpool e luan ndaj Huddersfield Town.

Skuadra e Jurgen Klopp do të jetë nikoqire e skuadrës së fundit në tabelë, gjatë mbrëmjes së nesërme.

Fitorja është jetike për ‘The Reds’ të cilat do të shpresojnë për titullin e kampionit deri në xhiron e fundit të këtij edicioni.

Shpresat e Liverpool janë të varura tek Burnley, Leicester ose Brighton, të cilët në rast se ndalin Manchester City, atëherë me tri fitore, lojtarët e Klopp do ta shihnin vetën në krye të tabelës.

Para ndeshjes që për ‘The Reds’ pritet të sjellë tri pikë të lehta, Van Dijk ka paralajmëruar shokët e skuadrës për ‘grackë’.

“Mund të jetë një grackë. Ata janë të rënë nga liga, por ne jemi në shtëpi dhe duam të tregojmë se çfarë kemi bërë tërë sezonin” ka thënë holandezi duke paralajmëruar shokët e skuadrës.

“Nuk jemi përgatitur që të përfundojmë në vendin e dytë. Jemi përgatitur për ndeshjen e radhës” ka thënë tutje ai.

“Tani, për ne, ajo do të jetë Huddersfield. Pastaj, ne do të shkojmë të përgatitemi për një ndeshje të vështirë ndaj Barcelonës”ka shtuar ndër të tjerash Van Dijk.

Virgil Van Dijk është shpallur lojtari i vitit nga PFA, në një garë të ngushtë me Raheem Sterling.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat