Ky është skenari që mban Dzekon tek Roma - Bota Sot
Ky është skenari që mban Dzekon tek Roma

Futboll

Ky është skenari që mban Dzekon tek Roma

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:04
Edin Dzeko

Ekziston një mundësi që sulmuesi kryesor i Romës, Edin Dzeko, të mbetet në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Romës është në garë për një vend në top katërshe, që do t’i siguronte skuadrës një vend në Ligën e Kampionëve.

Në rast se skuadra dështon ta bëjë këtë, ekziston mundësia e madhe që Claudio Ranieri të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Një nga emrat që përmendet si mundësi për të marrë drejtimin e skuadrës, është ai i ish trajnerit të Juventus dhe Chelsea, Antonio Conte.

Sipas raportimeve të ‘Republic’, nëse në fund të sezonit drejtimin e skuadrës merr Conte, ai do të kërkonte nga skuadra që të mbajnë në kryeqytet sulmuesin boshnjak.

‘Giallorossi’ kanë lënë të hapur mundësinë që ta largojnë sulmuesin në fund të edicionit, me skuadrën e Inter si mundësi për të nënshkruar me të.

Dzeko ndër vite ka qenë lideri i sulmit dhe lojës së skuadrës romake, por duket se koha e tij po përfundon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...