Tragjedi në futboll, 28-vjeçari vdes në fushën e lojës - Bota Sot
Tragjedi në futboll, 28-vjeçari vdes në fushën e lojës

Futboll

Tragjedi në futboll, 28-vjeçari vdes në fushën e lojës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:23
Papy Faty

Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit. Një lojtar 28-vjeçar i ekipit kombëtar të Burundit ka ndërruar jetë në fushë. Emri i tij është Papy Faty, teksa kohët e fundit është rikthyer në kombëtaren e tij pas 3 viteve mungesë. Për tre muaj ai do të merrte pjesë në Kupa e Kombeve të Afrikës në Egjipt dhe për këtë arsye ai vendosi që të injoronte paralajmërimin që i ishte dhënë janarin e kaluar.

Në fakt, pas një kontrolli mjekësor, ishte evidentuar një problem në emër dhe i ishte këshilluar që t’i jepte fund karrierës dhe t’i nënshtrohej një operacioni. Papy Faty vendosi të mos dëgjonte fjalët e mjekëve, madje as të klubit të tij. Ditën e sotme gjatë një ndeshje me Shefat Malanti (Sëaziland), ai u rrëzua në tokë pas 15 minutash lojë.

Ai u dërgua në spital, por mjekët nuk bën gjë tjetër veçse verifikuan faktin se ai tashmë kishte vdekur dhe nuk kishte asnjë shpresë. Faty kishte shënuar 2 gola në 7 ndeshje dhe madje kishte siguruar ftesën e kombëtares.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...