Guardiola: “Luftoi pa u frikësuar nga Pogba, sezoni i tij është kryevepër!”

Futboll

Guardiola: “Luftoi pa u frikësuar nga Pogba, sezoni i tij është kryevepër!”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 07:14
Pogba

I ekzaltuar nga sezoni i jashtëzakonshëm i Bernardo Silva, trajneri i Manchester City nuk ka rezervuar aspak superlativat e tij në adresë të futbollistit, veçanërisht pas performancës spektakolare të tij në derbin e Manchester, të fituar nga “Qytetarët” me rezultatin 0-2.

“Sezoni i tij ka qenë një kryevepër. Është një kampion në gjendje të luajë praktikisht në çdo rol në mesfushë. Ka luftuar me Pogba pa u frikësuar dhe në barazi. Komplimente për atë”, ishin fjalët e trajnerit katalanas të Manchester City për Bernardo Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat