Barça e ka seriozisht: Po, i kemi 120 milionë eurot e klauzolës

Futboll

Barça e ka seriozisht: Po, i kemi 120 milionë eurot e klauzolës

Më: 26 prill 2019 Në ora: 07:15
Jordi Mestre

Pavarësisht fjalëve të Simeone-s dhe Cerezo-s, që kanë konfirmuar se Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid, Barcelona vazhdon ta monitorojë situatën e sulmuesit francez. 

Zëvendëspresidenti i katalanasve, Jordi Mestre, ka deklaruar për "Cadena Ser Catalunya": "Duhet të jemi më të kujdesshëm për blerjet e ardhshme, nuk është momenti të flasim tani". 

"Drejtuesit do të flasin me trajnerin dhe do të vendosin se çfarë do të bëjnë. Cilësitë e tij nuk mund të vihen në diskutim, por duhet të kuptojmë nëse na duhet dhe nëse mund t'ia lejojmë vetes blerjen e tij".

"Ai i ka Barcelona 120 milionët e klauzolës së tij? Po, i kemi". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat