Ndëshkoi Real Madrid dhe Juventus, ylli i Ajax paralajmëron lamtumirën

Futboll

Ndëshkoi Real Madrid dhe Juventus, ylli i Ajax paralajmëron lamtumirën

Më: 26 prill 2019 Në ora: 07:40
David Neres

Sulmuesi brazilian i Ajax, David Neres, mori mbi vete të gjithë dritën e prozhektorëve në Europë falë performancës mbresëlënëse të tij në Champions League dhe dy golave të realizuar në eliminim përkatësisht të Real Madrid dhe Juventus.

I shndërruar në objektivin e gjigantëve të Europës, David Neres është gati të largohet nga Ajax. Lajmi është bërë publik nga “Voetbal Primeur”, për të cilën braziliani ka dhënë sinjalin se nuk përjashton mundësinë e lamtumirës.

“Duhet të kuptoj se çfarë është më e mira për mua në këto momente. Më e mira për karrierën time, për familjen time. Do të shoh dhe vlerësoj atë që do të më ofrojë e ardhmja. Kam një kontratë këtu ku jam i lumtur, por do të vlerësoj opsionet”, deklaroi David Neres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat