Sterling shpërblehet me çmim për qëndrimet e tij kundër racizmit

Futboll

Sterling shpërblehet me çmim për qëndrimet e tij kundër racizmit

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:58
Raheem Sterling 

Sulmuesi anglez ka qenë disa herë pre e fyerjeve raciste.

Raheem Sterling ka fituar një çmim nga “BT Sport Industry Awards” për qëndrimin e tij të fortë kundër racizmit në futboll.

Sulmuesi i Manchester City-t dhe i përfaqësueses së “Tre Luanëve” iu dorëzua Çmimi i Integritetit dhe Ndikimit nga trajneri i Anglisë Gareth Southgate.

24-vjeçari u kërkoi mediave në llogarinë e tij në Instagram që të mbështesnin lojtarët me ngjyrë si dhe u bëri thirrje autoriteteve për të shtypur abuzimin racist, pasi shokët e tij të ekipit në përfaqësuesen angleze, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi, u ofenduan me etiketimin racist “majmun” gjatë kualifikueses me Malin e Zi për “Euro 2020”, të zhvilluar në Podgoricë, muajin e kaluar.

Nick Keller, president i “Sport Industry Group” deklaroi:

“Zëri i sportistëve vijon të ketë një ndikim të fuqishëm fushën e sportit dhe më gjerë”. “Sportistë si Raheem Sterling po bëjnë shumë për ta ngritur profilin e çështjeve që na prekin. Me mungesën e një lidershipi të tillë në jetën publike, ne po shohim se si sportistët por bëjnë gjëra konkrete për ndryshimin real, diçka që duhet të vlerësohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat